
Titulli i punës: Inxhinier/e Mbikëqyrës/e dhe Projektues/e në Punët e Instalimeve të
Ujësjellësit dhe Kanalizimit
I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Planifikim dhe Projektim
Niveli i pagës: 4.1
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kualifikimet:
Diplomë universitare në Ndërtimtari – Drejtimi i Hidroteknikës;
Përvojë pune së paku 2 vite në këtë lëmi;
Kurse dhe trajnime tjetra gjatë karrierës profesionale;
Njohja e gjuhës angleze.
Aftësitë:
Aftësi kompjuterike posaçërisht në sistemet kompjuterike në fushën e teknikës si AutoCAD, ArchiCAD;
Aftësi kompjuterike në aplikacionet e Microsoft Office;
Aftësi në zgjidhjen e problemeve lidhur me çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetë iniciativë dhe qasje konstruktive;
Shkathtësi për punë administrative dhe njohuri adekuate për punë në zyrë duke përfshirë njohurinë për përpilimin e shkresave adekuate profesionale;
Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
Etikë në punë dhe integritet;
Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
Aplikacioni i NPB-së;
Dëshmitë për Shkollim- Diploma Universitare në Ndërtimtari – Drejtimi i Hidroteknikës
Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vite nga kjo lëmi
Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 03.10.2023 deri më 17.10.2023
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.