Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, nuk përkrahë kërkesën e prindërve të nxënësve të shkollës Visar Krasniqi në Malishevë, të cilët ditë më parë kërkuan shkarkimin e një mësuese që bartë shami.
“Unë do të isha shumë i zemëruar nëse një mësuesi apo një mësueseje të besimit katolik do t’i kërkohej që ta heq kryqin për t’u bërë mësimdhënëse,” ka thënë ai.
“Shprehi zemërimin tim si shqiptar që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese, vetëm pse bartë shami”, pohuar Gjergji”, ka shtuar Gjergji.
Publikimi në media i kërkesës së prindërve për largimin e mësuesës Fatmir Bujupi ka ngjallur debat në opinion.
Mësuesja ka thënë se megjithëse bartë shaminë në orët e mësimit, ajo asnjëherë nuk ka dhënë leksione fetare para nxënësve.
https://vimeo.com/192231212