Ipeshkvia e Kosovës dënon largimin nga puna të mësueses me mbulesë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ipeshkvia e Kosovës dënon largimin nga puna të mësueses me mbulesë

    Insajderi
    19 November 2016 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, ditë më parë kërkuan përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës Fatmire Bujupit, vetëm pse kjo e fundit bartë shami.

    Këtë ngjarje e ka komentuar edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e fillimit të konferencës shkencore Revista “Dituri Islame”, që po organizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës.

    Ai ka thënë se ndihet i zemëruar me largimin nga puna të myslimanes në Malishevë.

    “Duhet të themi se, liria nuk është privilegj, por gjendje, dhe e drejta nuk ju takon vetëm disave, por të gjithëve. Unë do të isha tepër i zemëruar nëse një mësuesi apo mësueseje katolike do t’i kërkohej ta hiqte kryqin nga qafa, sikurse bënin komunistët, për t’u bërë mësimdhënës. Unë nuk jam mysliman, por dua të shpreh zemërimin tim si shqiptar që një motres sime i mohohet e drejta të jetë mësuese vetëm se bartë shami”, ka thënë Gjergji.

    Gjergji ka thënë se ky rast ka mundur t’i ndodhë edhe ndonjë mësueseje katolike, dhe për këtë është shprehur i indinjuar me veprimin e institucioneve në Malishevë.

    “Në këtë rast ‘Edhe unë jam Fatmire'”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark