×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    iPhone 13 gati për shitje, kaq janë çmimet

    Insajderi
    22 September 2021 - 10:35

    Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar 4 modelet e reja të iPhone-ve.

    iPhone 13 dhe iPhone 13 mini vijnë në ngjyrë të bardhë, të zezë, të kuqe dhe për herë të parë, në ngjyrë rozë. Roza pastel është ndryshe nga çdo lloj nuance që kanë patur më herët produktet e Apple-it.

    Ndërkaq, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 ProMax, me çmime përkatësisht 999 dhe 1099 dollarë, vijnë në ngjyrën bojëqielli, të akullt, gri dhe gold.

    Në ndryshim nga iPhone-ët e deritanishëm, të rinjtë vijnë me sistem më të shpejtë procesimi, bateri shtesë, memorie shtesë, video në nivel cilësie që ngjason me kinemanë si dhe internet 5G.

    Pritet që këta iPhone të dalin nëpër dyqane në 24 shtator, ndërsa porositë kanë nisur prej 17 shtatorit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Teknologji
    23 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark