×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    iPhone 15 mund të vije me karikim më të shpejtë

    Insajderi
    22 August 2023 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lansimi i produktit vjeshtor të Apple muajin e ardhshëm është i sigurt se do të përfshijë një iPhone të ri, dhe thashethemet thonë se telefoni i ri mund të përfshijë karikim më të shpejtë.

    Sipas 9to5Mac, një blog teknologjik, iPhone i ardhshëm do të kalojë nga porti i karikimit Lightning i Apple në portin më të përhapur USB-C dhe të paktën disa modele do të mbështesin shpejtësi më të shpejta të karikimit.

    iPhone 15 mund të jetë i përshtatshëm me një karikues 35 vat, duke e lejuar pajisjen të karikohet më shpejt, raporton CNN.

    Apple rekomandon që përdoruesit e iPhone 14 Pro dhe Pro Max të shmangin karikimin me çdo karikues me tel mbi 27 vat, dhe përdoruesit e iPhone 14 kufizojnë karikuesit e tyre në 20 vat.

    Një karikues 20 vat mund të fuqizojë plotësisht një iPhone 14 në një orë. Shpejtësia e karikimit të karikuesit 35 vat është e paqartë kur përdoret me serinë iPhone 15.

    Është e rëndësishme që iPhone-ët mos të lidhen me karikues që e tejkalojnë kapacitet e rekomanduar, pasi që fuqia e lartë mund ta mbinxehë telefonin dhe ta dëmtojë baterinë.

    Edhe në 35 vat, iPhone 15 do të vazhdojë të jetë dukshëm më i ngadalshëm për t’u karikuar sesa modelet kryesore konkurruese si Seria Galaxy S23 e Samsung – telefona të aftë për të ofruar “karikim super të shpejtë” me karikues të veçantë 45 vat. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark