Insajderi
Lajme

IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet se ngacmoi një grua

Insajderi
11 April 2026 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet se ngacmoi një grua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ngacmim”.

Sipas njoftimit, rasti është iniciuar pas një ankese të paraqitur nga një qytetare, e cila ka denoncuar veprime të kundërligjshme të dyshuara nga ana e zyrtarit policor.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit e Departamentit të Hetimeve në kuadër të Inspektoratit Policor, në koordinim me Prokurorinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë edhe në vijim, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark