Inspektorati i Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Drejtoritë Rajonale të Policisë Kufitare Veriu që të suspendohet në kohëzgjatje deri në tri ditë polici i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Në njoftimin për media thuhet se ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
“Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i veprimeve hetimore Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.