×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Iran, reformistët fitojnë zgjedhjet

    Insajderi
    29 February 2016 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti iranian Hassan Rouhani dhe aleatët e tij reformistë kanë fituar shumicën e vendeve në Asamblenë e Ekspertëve – një trup 88 anëtarësh që e ka fuqinë dhe detyrën e zgjedhjes së liderit të ardhshëm suprem të Iranit në zgjedhjet e 26 shkurtit.

    Rouhani dhe ish-presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani, që të dy fituan ulëse në këtë Asamble, bashkë me 50 prej aleatëve të tyre, duke marrë në këtë mënyrë 59 për qind të ulëseve.

    Reformistët fituan të gjitha nga 30 ulëset e Teheranit, në parlamentin e vendit të përbërë nga 290 vende.

    As kryetari aktual i Asamblesë, Ayatollah Mohammad Yazdi, e as aleati i tij, Ayatollah Yazdi, nuk u rizgjodhën në këtë trup

    Zgjedhja e reformistëve nënkupton hapje më të madhe ndaj vendeve perëndimore.  Presidenti Royhani ka qëndruar para disa javëve në Francë dhe Itali ku ka nënrhkaru disa marrëveshje bashkëpunimi./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark