Irani i akuzon SHBA-të për sanksione “ilegale” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Irani i akuzon SHBA-të për sanksione “ilegale”

    Insajderi
    19 July 2017 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, dje e ka akuzuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për përpjekje për “helmim të atmosferës” me sanksione të reja, përkundër faktit se Teherani e respekton marrëveshjen atomike të vitit 2015.

    Zarif ka vlerësuar se sanksionet e reja janë “ilegale” dhe i tha rrjetit CBS News, se ato paraqesin shkelje “të frymës” se marrëveshjes atomike.

    Administrata amerikane dje e ka shpallur një rund të ri të sanksioneve kundër 18 individëve dhe entiteteve të ndërlidhura me programin balistik raketor të Iranit dhe aktivitetet e tjera ushtarake.

    Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi administrata kishte deklaruar se Irani po bashkëpunon me marrëveshjen bërthamore, e cila ishte nënshkruar me fuqitë botërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark