Presidenti iranian Hassan Rouhani ka akuzuar ShBA-në se kanë vepruar “jashtë ligjeve ndërkombëtare” sa i përket bombardimit të tyre në Siri javën e kaluar.
Ai ka thënë se “Amerika do të pendohet për sulmet ndaj Sirisë”, shkruan Daily Mail.
Sipas tij “Amerikanët asnjëherë nuk iu kanë përmbajtur rregullave, ligjeve ndërkombëtare, ata i kanë thyer ato vazhdimisht, ata vunë sanksione ndaj Iranit dhe tani, pa arsye mendojnë se janë liderë botërorë”,
Kjo deklaratë vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se nëse është nevoja SHBA-ja do të sulmojë përsëri forcat e Assadit. /Insajderi.com