Siamak Namazi, besohet të ketë qenë në robëri për rreth një vit, pas raportimeve se ai ishte përpjekur për të vënë kontakte midis SHBA-ve dhe Iranit.
Babai i tij, Baquer Namazi, një ish-zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ishte arrestuar në muajin shkurt, raporton TheHill.
Sipas agjencisë së lajmeve “Mizan”, dy burrat janë dënuar me dhjetë vite burgim, për arsyen se ata kanë “bashkëpunuar më qeverinë e SHBA-ve, e cila konsiderohet si një qeveri armike për shtetin e Iranit”. /Insajderi.com