Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale sikurse Instagram dhe WhatsApp mes protestave për vdekjen e një gruaje në paraburgim nga policia, sipas banorëve dhe vëzhguesit të internetit NetBlocks.
Ndërprerje të konsiderueshme të internetit u raportuan gjithashtu në të gjithë vendin, me një nga operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare të ndërprerë, duke lënë miliona iranianë jashtë linje.
NetBlocks raportoi gjithashtu një “humbje të lidhjes në shkallë kombëtare” në ofruesin kryesor të telefonisë celulare të Iranit dhe rrjetin e një kompanie tjetër.
Serverët e WhatsApp u ndërprenë në shumë ofrues të internetit, disa orë pasi shërbimet e Instagram u bllokuan,
tha NetBlocks me qendër në Londër.
Të dhënat e grupit tregojnë një ndërprerje pothuajse totale të shërbimit të internetit në pjesë të provincës Kurdistan në Iranin perëndimor që nga e hëna, ndërsa kryeqyteti i Teheranit dhe pjesë të tjera të vendit janë përballur gjithashtu me ndërprerje që nga e premtja, kur shpërthyen protestat për herë të parë.
Mahsa Amini, një grua kurdë 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.
Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin. Ajo humbi ndjenjat pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar”
Ka raportime se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.
Vdekja e saj ka ngjallur protesta në Iran, derisa gratë janë parë duke djegur shamiat e duke djegur flokët.