Insajderi
Botë

Irani më në fund i përgjigjet propozimit të ShBA-së për t’i dhënë fund luftës

Insajderi
10 May 2026 - 15:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani më në fund i përgjigjet propozimit të ShBA-së për t’i dhënë fund luftës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

ShBA-të kanë qenë në pritje të një përgjigjeje nga Irani ndaj propozimit të saj për paqe.

Plani i tyre, nëse miratohet, do t’i jepte fund zyrtarisht luftës përpara se të fillonin bisedimet për çështje më të diskutueshme, siç është programi bërthamor i Iranit.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se ata prisnin një përgjigje brenda disa orësh. Kjo ka zgjatur më shumë se kaq, por Sky News raporton se duket se tash është dhënë një përgjigje.

Kjo sipas medias shtetërore, IRNA që raporton se Teherani është përgjigjur nëpërmjet Pakistanit.

IRNA shtoi vetëm se në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark