Irani mohon se pjesëtarë të Al Kaidës fshihen në këtë shtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Irani mohon se pjesëtarë të Al Kaidës fshihen në këtë shtet

    Insajderi
    26 July 2016 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Irani e ka hedhur poshtë akuzën amerikane se tre operativë të Al Kaidës kanë qëndruar në Iran, duke e ndihmuar grupin militant islamist me financa dhe logjistrikë përgjatë Lindjes së Mesme.

    Thesari i Shteteve të Bashkuara më 20 korrik ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve ndaj tre operativëve të Al Kaidës që sipas njoftimit amerikan janë në Iran.

    Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi ka thënë më 26 korrik se Irani nuk ka informacione me praninë e tyre në territorin e vendit.

    “Administrata amerikane, në vend të bërjes së deklaratave të përgjithësura, duhet që në praktikë të mundësojë luftën ndërkombëtare kundër grupeve terroriste duke ndarë informacione precize”, ka thënë Ghasemi i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

    Thesari i Shteteve të Bashkuara ka identifukuar operativët e Al Kaidës me emrat, Faisal Jassim Mohammed al-Amri al-Khalidi, 31 vjeçar nga Arabia Saudite, Yisra Muhammad Ibrahim Bayumi, 48vjeçar nga Egjipti dhe Abu Bakr Muhammad Muhammad Ghumayn, 35 vjeçar nga Algjeria./rel

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark