Insajderi
Botë

Irani njofton se ka çaktivizuar tre bomba të pashpërthyera amerikane

Insajderi
21 April 2026 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani njofton se ka çaktivizuar tre bomba të pashpërthyera amerikane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka njoftuar se njësia e saj e specializuar ka çaktivizuar tre bomba ajrore të pashpërthyera të tipit MK-84 bomb në pjesën perëndimore të Iran.

Sipas transmetuesit shtetëror të Iranit (IRIB), bombat u neutralizuan në provincën Lorestan. Bëhet fjalë për bomba me peshë rreth 900 kilogramë, të afta për të krijuar kratere deri në 11 metra të thella në momentin e shpërthimit.

Ndërkohë tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm, pas sulmeve të përbashkëta të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Në kundërpërgjigje, Teherani ka ndërmarrë sulme ndaj Izraelit dhe objektivave në vende të tjera rajonale që strehojnë asete amerikane.

Aktualisht, përplasjet janë pezulluar përkohësisht pas një armëpushimi dyjavor të ndërmjetësuar nga Pakistan më 8 prill, i cili pritet të skadojë të mërkurën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark