×
  • Lajme
  • Lajme

    Irani përsëri sulm kibernetik kundër Shqipërisë

    Insajderi
    10 September 2022 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sërish ka pasur një sulm kibernetik nga Irani ndaj Shqipërisë.

    Kështu bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Twitter tha se sulmi kibernetik është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS.

    “Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

    Ndryshe, më 15 korrikun Shqipëria u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.

    Pas kësaj, kryeministri Edi Rama gjatë kësaj jave mori vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

    Ai pas këtij vendimi, kërkoi që brenda 24 orëve ambasadori dhe stafi të largohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark