Këngëtari i njohur shqiptar, Irkenc Hyka, është ndër më veçantit në estradën shqiptare.
Ai në rrjete sociale ndan imazhe dhe video, me të cilat informon fansat e tij për më të rejat nga jeta dhe karriera profesionale.
Në një postim të fundit, ai ka bërë të ditur se tashmë ka lansuar projektin e ri muzikor.
“Dehur” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur vet këngëtari.
Klipi po ashtu ishte i projektuar në mënyrë të përkryer, ndërsa filloi të pëlqehet menjëherë nga fansat e tij.
Deri më tani kënga ka grumbulluar mijëra klikime në platformat digjitale, përkatësisht në atë të YouTube.