Këngëtari Lil Nas X ka arritur kësaj jave majat e renditjeve muzikore me hitin e tij “Montero (Call Me By Your Name)”.
Dhe ironikisht kënga është bërë nga pjesët më të dëgjuara edhe në Arabinë Saudite, ku shfaqja e hapur e dashurisë për të njëjtin seks apo dhe sjelljet private homoseksuale dënohen me vdekje.
Në videon e këngës artisti kërcen në mënyrë erotike me “Satanin” dhe subjekti i saj është kontestuar si ‘imoral’ nga shumë vende të botës, edhe pse ka një melodi të kapshme për veshin dhe tashme është renditur e para në rreth 200 territore.
Sipas Apple Music, kënga është muzika më e luajtur në mbretërinë konservatore muslimane, e cila njihet për zbatimin rigoroz të ligjit Sharia, ku homoseksualiteti konsiderohet si ekstremizëm dhe seksi homoseksual mund të dënohet me vdekje.
Në një koment të grupit të aktivistëve Human Dignity Trust thuhet, “Dënimet variojnë në varësi të rrethanave: Burrat e martuar që e bëjnë dënohen me vdekje, kure të pamartuarit me rrahje kamzhiku. Ligji Sharia është thelbi i kodit penal të Arabisë Saudite”.
Lil Nas X ka deklaruar homoseksualitetin e tij prej vitit 2019. Por te tjere kane hedhur dyshime mbi pohimet duke i quajtur “deklarata sensacionale publicitare”.