Ironike – Kurti para dy ditësh falënderoi Macronin për angazhimin e tij në heqjen e vizave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ironike – Kurti para dy ditësh falënderoi Macronin për angazhimin e tij në heqjen e vizave

    Insajderi
    13 October 2022 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur para dy ditësh në qeveri ambasadorin e ri të Francës, Olivier Guerot,

    Guerot ka rikonfirmuar qëndrimin e Presidencës së Francës dhe Qeverisë franceze për shtim të angazhimit dhe rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Kosovë në veçanti.

    Ndërsa Kurti e falënderoi Emmanuel Macronin për angazhimin e tij në heqjen e vizave.

    “Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Presidentit Macron, të shprehur në qershor, për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai vlerësoi lart përfshirjen e ripërtërirë franko-gjermane në rajon, për procesin e Berlinit dhe për zgjidhjen e dialogut me Serbinë, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këto procese”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, vetmë dy ditë pas, u raportua se Franca kushtëzoi liberalizimin e vizave.

    Radio Evropa e Lirë shkruan se në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

    Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

    Pak minuta më pas gazetarja nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka komentuar mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca ka kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive” – u shpreh gazetarja nga Brukseli.

    “Nëse nuk mund të themi që ishte ditë pozitive, nuk mund të themi as që ishte ditë negative”, – komentoi më tej ajo.

    “Gjithçka varet se sa ngulmuese do të jetë Franca – meqë lidhet me procesin ETIAS, i cili asnjëherë nuk ka qenë plotësisht operacional. Kjo kërkesë pak a shumë mund edhe të bie në ujë. Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, këto janë pak më serioze si kërkesa. Nëse nuk gaboj, Kosova ka marrëveshje për riatdhesim me shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian”, vazhdoi ajo.

    Ndërkohë Presidenca çeke e Bashkimit Europian bëri të ditur përmes një deklarate për shtyp, se grupi i punës për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian zhvilloi diskutimin e parë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Sipas kësaj deklarate, Komisioni Evropian prezantoi përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.

    Lexo edhe:

    Sipas presidencës çeke, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Europian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

    Por presidenca çeke bën të qartë, se për të përparuar në këtë kuadër, do të jetë e nevojshme për të sqaruar një sërë temash të lidhura me liberalizimin e vizave dhe për të vazhduar diskutimin./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark