×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gazetarja nga Brukseli vjen me lajmin e fundit për vizat

    Insajderi
    13 October 2022 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarja nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka komentuar mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca kishte kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive” – u shpreh gazetarja nga Brukseli.

    “Nëse nuk mund të themi që ishte ditë pozitive, nuk mund të themi as që ishte ditë negative” – komentoi më tej ajo.

    “Gjithçka varet se sa ngulmuese do të jetë Franca – meqë lidhet me procesin ETIAS, i cili asnjëherë nuk ka qenë plotësisht operacional. Kjo kërkesë pak a shumë mund edhe të bie në ujë. Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, këto janë pak më serioze si kërkesa. Nëse nuk gaboj, Kosova ka marrëveshje për riatdhesim me shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian“, vazhdoi ajo.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark