×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ironizohet me fotografinë ku Erdogan ia kapi dorën Prindon Sadriut

    Insajderi
    04 June 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pjesëmarrës ishte edhe Prindon Sadriu, bashkë me presidenten Vjosa Osmani.

    Për pjesëmarrjen në këtë ceremoni kishte njoftuar Osmani me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se përgjatë takimit me Erdoganin folën për raportet Kosovë-Turqi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”, shkruajti Osmani ndër të tjera në postim.

    Në fotografi, u vërejt një detaj interesant. Në njërën nga fotot e  Osmanit me Erdogan ishte edhe Prindon Sadriut, ku këtij të fundit u pa duke ia kapur dorën presidenti turk.

    Këtë veprim e ka përcjellë me ironi anëtari i PSD-së, Nol Nushi.

    “😍😍😍”, ka mbishkruar ai në fotografinë e shpërndarë në ‘Twitter’-in e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark