Kryeministri: Qeverinë po duan ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri: Qeverinë po duan ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin

    Insajderi
    05 May 2017 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeverinë që e udhëheq ai po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin.

    “Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel dikund keq në ligj, me korrupsion, me krim të organizuar dhe forma të tjera”, tha Mustafa për RTK-në.

    Duke komentuar mocionin e inicuar nga Opozita, Mustafa thotë se Qeveria e tij do të vazhdojë luftimin e krimit dhe korrupsionit.

    “Kështu që në qoftë se ne dëshirojmë të iu bëjmë dëshirën që tu krijojmë atyre mundësi që ata të kenë hapësirë për korrupsion dhe krim edhe në të ardhmen, ne jemi aty. Mirëpo, qeveria nuk do të lëshoj pe në asnjë rast sepse e kemi luftuar krimin, do ta luftojmë ndërkaq çështja e mosbesimit është çështje e rregulluar me Kushtetutë dhe shkon në procedura të veta”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark