×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Isa Mustafa thotë se një nismë ligjore e Albin Kurtit “është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën”

    Insajderi
    28 October 2022 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar se qeveria aktuale po tenton që të kontrollojë marzhën e fitimeve të kompanive private.

    Sipas tij Kosova ka ekonomi të lirë të tregut dhe kjo është e rregulluar dhe garantuar edhe me Kushtetutë ndërsa veprimet e vazhdueshme të qeverisë aktuale janë një koncept i majtë dhe se qasje të tillë për ekonominë nuk ka asnjë vend që ka përqafuar konceptin e ekonomisë së lirë të tregut.

    “Nisma ligjore e qeverisë me për të vu tavan në marzhën e fitimit është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit dhe ka logjik të shteteve socialiste” ka pohuar mes tjerash Mustafa në T7.

    Ish kryeministri ka kritikuar edhe dhënjen e 100 euro për të punësuarit në sektorin publik. Kjo sipas tij nuk ka zgjidhur as nuk mund të zgjidh krizën ekonomike.

    Kjo qasje e qeverisë sipas Mustafës nuk mund të krijoj vende të reja të punës sepse sektori publik është i ngarkuar ndërsa sektori privat nuk po zhvillohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark