Këtë vlerësim ai e bëri duke krahasuar numrin e madh të lojtarëve nga Kosova që luanin në të dyja përfaqësueset.
Bosch, në profilin e tij në “Tëitter” ka shpërndarë një fotografi ku shihet teksa shikojnë ndeshjen së bashku me ambasadoren e Kosovës në Mbretërinë holandeze, Vjosa Dobruna.
“Bashkë me ambasadoren e Kosovës duke shikuar Shqipërinë kundër Zvicrës, apo pak a shumë Kosovën kundër Kosovës. Ndeshje e bukur”, ka shkruar ai, njofton “Kosova-sot”.
Një gjë që ra në sy ishte plisi i bardhë që ambasadorja kosovare mbante në kokë, ndryshe nga ambasadori që pinte një gotë birrë. /Insajderi,com