Insajderi
Lajme

Ish-avokati i Xhabir Kajtazit, kompanisë së të cilit iu gjet baktere në ‘Aptamil’: Ishte në gjendje të merrej me lloj-lloj intrige

Insajderi
24 December 2025 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-avokati i Xhabir Kajtazit, kompanisë së të cilit iu gjet baktere në ‘Aptamil’: Ishte në gjendje të merrej me lloj-lloj intrige
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-avokati i Xhabir Kajtazit, Ahmet Tahiri, ka reaguar pasi kompanisë së ish-klientit të tij, Union SHPK, iu kishte gjetur baktere Bacillus Cereus.

Tahiri, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ rikujtoi se si Kajtazi e kishte akuzuar “pa të drejtë” duke e çuar në gjykatë për një kontest, shkruan Insajderi.

“Gjatë punës time si avokat, gjithmonë jam munduar maksimalisht që të tregoj profesionalizmin dhe korrektësinë me palët.  Kohë më parë, pata një rast të pazakontë me një palë që më akuzoi pa të drejtë. I befasuar nga sjellja e tij, rasti përfundoi në gjykatë. Por, ende pa marr epilog kontesti jonë gjyqësor, dolën në sipërfaqe veprime të errëta në të cilat ky person është përfshirë”, ka deklaruar Tahiri.

“Sot, kur e shoh se në çfarë punësh të pista paska qenë i futur, e kam të qartë se pse një njeri i tillë ishte në gjendje të merrej me lloj lloj intrige dhe të pavërtete. Besoj tashmë e ka të qartë edhe publiku”, vijon reagimi i tij.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian dhe Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim për një rrezik serioz që lidhet me produktin ushqimor qumësht APTAMIL.

Sipas njoftimit të AUV, në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, e cila mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Për këtë arsye, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu.

“Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në njoftimin e AUV.

Pronar i kompanisë Union SHPK është Xhabir Kajtazi, i cili ishte në mesin e të akuzuarve në rastin e njohur si “Toka”, në të cilin pretendohet se më shumë se 50 persona kanë bashkëpunuar për të përvetësuar prona shtetërore te personat fizik dhe duke shkaktuar dëm të madh buxhetit të shtetit.

Kajtazi me disa të tjerë akuzohej për veprën penale “shpëlarja e parave në vazhdimësi”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark