Insajderi
Showbiz

Ish-banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në BBVA5 Arbër Hajdarit?

Insajderi
31 October 2025 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në BBVA5 Arbër Hajdarit?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të vetëm.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto simbolike në syrin, që shumë ndjekës e kanë lidhur me logon ikonike të Big Brother-it.

Në një nga emisionet radiofonike të Albania Radio, moderatoret si edhe ish-banorja e Big Brother VIP, Livia Brunga, komentuan pikërisht këtë foto të Sarës.

Ato aluduan se ky postim mund të jetë një sinjal që Sara do të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm të formatit më të ndjekur televiziv në Shqipëri.

“Mos ndoshta Sara do të jetë opinionistja e re e Big Brother VIP apo BBV Fan Club, ose vetë moderatorja?”- u shpreh Livia.

Ajo çka i hodhi më shumë “benzinë zjarrit”, ishte fakti që Sara Gjordeni e ripostoi këtë moment në Instastory-n e saj, duke shkruar mbi të: “Më pëlqeni goca më pëlqeni”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark