Insajderi
Show

Ish-banorja e Big Brother shqetëson ndjekësit, pas incidentit lajmërohet nga spitali/Pamje

Insajderi
13 December 2025 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-banorja e Big Brother shqetëson ndjekësit, pas incidentit lajmërohet nga spitali/Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish banorja e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkira ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka ndarë në Instagram disa pamje nga spitali. Ajo shfaqet e shtrirë në shtrat me serum dhe pajisje mjekësore, duke zbuluar se ka pësuar një dëmtim që ka kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Në një nga postimet e saj, Einxhel shkruan me humor se fillimisht e kishte marrë situatën lehtë, por rezultoi se dëmtimi ishte më serioz nga sa kishte menduar. Ajo tregon se kishte thyer krahun, ndërsa më pas shton se tani po “kompenson” me këmbën, duke e trajtuar situatën me nota ironie.

Moderatorja ka bërë me dije se ndodhet në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa gjendja e saj duket e stabilizuar. Po ashtu, ajo ka ndare dhe nje foto te partnerit te saj, Dj Dagz, i cili ndodhet prane saj ne keto momente te veshtira.

Pavarësisht situatës, Einxhel nuk e ka humbur sensin e humorit, duke e ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pozitive.

Kujtojme se Einxhel eshte nene e dy djemve dhe jeton mes Prishtines dhe Kosoves. Prej televizionit ka bere nje shkeputje te vogel, por mbase ne nje te ardhme, kur femijet e saj te rriten, mund ta shohim serish ne ekran.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark