×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-deputeti i famshëm i Vetëvendosjes që mbeti jashtë Parlamentit

    Insajderi
    04 March 2021 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jahja Kokaj, kandidati për deputet i Vetëvendosjes, këtë herë ka mbetur jashtë Kuvendit.

    Ai ka marrë 6 mijë e 490 vota, të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta fituar një ulëse në Parlament, shkruan Gazeta Insajder.

    Kokaj e kishte udhëhequr seancën e parë të Kuvendit më 2019, kur Albin Kurti ishte zgjedhur Kryeministër për herën e parë.

    Ish-deputeti më i vjetër i asaj kohe në Kuvend, ishte bërë i famshëm qysh me fjalimin e tij të parë në detyrën e Kryetarit të Kuvendit.

    Shtëpi dhe bibliotekë në vlerë prej 480 mijë euro, kjo është pasuria e  deputetit më të vjetër të Kuvendit të Kosovës - Lajmet e Fundit - FISHMEDIA

    Aë ditë, kur Kokaj thërriste emrat e deputetëve, shpesh i thoshte gabimisht, madje i qortonte ata që qeshnin e flisnin me njëri-tjetrin.

    Ai madje ishte i drejtuar pikërisht kah deputetët e Vetëvendosjes kur e pati dhënë qortimin në fjalë, edhe pse vetë i takon kësaj partie.

    Të famshëm atë e bënë edhe fjalimet tjera nga karrigja e deputetit, por edhe “live”-at e Kokajt në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në legjislaturën e fundit Kokaj ishte zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

    Kokaj i VV-së e ngatërron Zemajn me studentë, e zë ngusht me pyetje  shkencore

    Por, kush është Jahja Kokaj?

    Ka lindur më 1 qershor 1948 në Gjakovë. Studimet universitare dhe pasuniveristare i ka perfunduar në Universitetin e Prishtinës, Zagrebit dhe Moskës – Lomonosov.

    Ai u specializua në Zagreb, Institutin Lomonosov, MIT-Harvard dhe Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh (ShBA), ku ka qenë edhe si Post-Doc. Në këtë të fundit ka qenë profesor-vizitues dhe profesor, ku dhe ishte i kyçur në projekte shkencore të financuara nga NASA, LITTON dhe DARPA. Aktualisht është profesor i Laboratorit të Laserëve në Kuvajt.

    Ai ishte themelues i Institutit Alb-Shkenca, ku dhe ishte drejtor. Jahja Kokaj ka themeluar Qendrën Edukative Shkencore Kozmosi dhe Njeriu. Ai poashtu ishte themelues i Qendrës Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës.

    Ka mbi 100 punime shkencore botërore. Librat e parë në qjuhën shqipe i ka botuar në Universitet të Prishtinës, “Laseret dhe Zbatimet” dhe në Universitet të Tiranës, “Teknologjia e Lasareve”. Poashtu Jahja Kokaj është dhe autor i disa librave nga lëmia e politikës./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark