×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-deputetja e AKR-së rehatohet në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil

    Insajderi
    07 October 2020 - 20:00

    Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme ka bërë edhe emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

    Në këtë bord është rehatuar edhe ish-deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani, e cila gjatë kohës sa kishte qenë AKR në bashkëqeverisje ka qenë këshilltare e ish-ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashit.

    “Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil në këtë përbërje:

    1. Skender Halili,                      kryesues;
    2. Ardian Gaxherri,                      anëtar;
    3. Myzejene Selmani,                 anëtare;
    4. Jeton Paloka,                              anëtar;
    5. Nazlie Krasniqi –Korçaj,       anëtare”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga zyra për media e kryeministrisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark