×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-drejtori i emëruar nga PDK arrestohet për vjedhjen e dy milionë eurove, Veseli dhe Lladrovci: Gruda s’i përket partisë sonë

    Insajderi
    21 October 2020 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy milionë euro janë shmangur nga Theasri i Shtetit. I dyshuari kryesor për këtë rast del të jetë Labinot Gruda, i cili edhe është arrestuar nga Policia.

    Mediat gjatë ditës kanë raportuar se i njëjti i përket Partisë Demokratike të Kosovës, pasi ai edhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Drenas, komunë kjo e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci.

    Ky i fundit ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit.

    “E vërtetë se z. Gruda, ka qenë i emëruar drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, më 7.2.2018 dhe në këtë detyrë ka shërbyer deri më 14.11.2018. Largimi i tij, ashtu si emërimi i tij, në krye të departamentit, është bërë publik. Arsyet e largimit të tij nga posti i Drejtorit, edhe zyrtarisht, ka qenë “për arsye personale”, thuhet në reagim, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Fotografia e sotme e publikuar në media se z. Gruda është kuadër i PDK-së, duke u ilustruar me foton e Kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, është e pavend. Fotografia e tij krah kryetarit, është bërë gjatë dëgjimeve buxhetore me qytetarët, derisa z. Gruda ishte në krye të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet e Financa. Prandaj, identifikimi i tij me komunën e Drenasit dhe përkatësinë partiake është plotësisht e pavend.”.

    Lladrovci është sqaruar edhe për atë se si e ka vendosur Grudën në pozitën e atëhershëm të drejtorit të Fiancave.

    “Angazhimi i tij në krye të Drejtorisë, ishte për arsye të përvojës, aspekteve profesionale dhe rekomandime për përvojën e tij në Ministri të Financave. Lirimi i z. Gruda është bërë me kërkesë të tij dhe është kthyer në Ministri të Financave. Nga kjo ditë, ai nuk ka pasur asnjë ndikim as qasje në Drejtorinë për Buxhet e Financa”, përfundon reagimi i Lladrovcit të PDK-së.

    Se i njëjti nuk i përket Partisë Demokratike të Kosovës, e ka thënë edhe zyra për shtyp e Kadri Veselit.

    “PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagim, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së”.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark