×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandal në Ministrinë e Financave: Zhduken 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, një pjesë u transferuan jashtë shteti

    Insajderi
    21 October 2020 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbi dy milionë euro dyshohet se janë avulluar nga Thesari i Shtetit, ku gjysma dyshohet se janë transferuar jashtë vendit.

    Për këtë është arrestuar një i dyshuar dhe dy të tjerë gjendën në arrati.

    “Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark