×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-drejtori i Isa Musafës që u avancua në sekretar nga Lutfi Zharku: Ky është ish-sekretari i arrestuar për rastin Brezovica

    Insajderi
    26 May 2022 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ”, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme.

    Gjatë këtij aksioni janë arrestuare katër persona, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.

    Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës që u arrestua sot është Xhelil Bekteshi.

    Sipas Prokurorisë, personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

    Bastisjet janë bërë në gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme.

    Xhelil Bekteshi ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës në kohën kur këtë dikaster e drejtonte Lutfi Zharku i LDK-së.

    Në kohë sa mbante këtë pozitë Bekteshi akuzohej për ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Ishte ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me burgim prej 3 vite burgim. Ai po ashtu ishte gjobitur me 30 mijë kompensim.

    Para se ta merrte këtë pozitë Bekteshi ka qenë drejtor i buxhetit në Komunën e Prishtinës, në kohën kur drejtohej nga Isa Mustafa. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark