Ish-drejtori i Policisë: Masa e qortimit për targa është e butë, policët e kanë të vështirë ta zbatojnë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-drejtori i Policisë: Masa e qortimit për targa është e butë, policët e kanë të vështirë ta zbatojnë

    Insajderi
    01 November 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur lidhur me masat e qortimeve për targat ilegale.

    Sipas tij, masa e qortimeve është masë e butë e për atë nuk ka reagime nga komuniteti serb.

    “Jemi në fazën e parë që është ajo e qortimeve dhe është një masë mjaftë e butë dhe për atë nuk kemi ndonjë reagim nga komuniteti atje. Por, për mua është mjaftë e çuditshme kjo çështja e qortimeve pasi po flasim për çështje me ligje të Kosovës”.

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, në Info Magazine në Klan Kosova, poashtu tha se vendimi i qeverisë është shumë konfuz prandaj secili polic e ka të vështirë ta zbatojë të njëjtin.

    “Kemi afat 21 ditë dhe i njëjti polic mund që për 21 ditë ta qortojë të njëjtin person dhe nëse kjo mbetet vetëm qortim e qortim për 21 ditë nuk e di ku është esenca e saj. Qortimet juridikisht nuk kanë ndonjë pasojë por mbase psikologjikisht ka ndonjë ndikim se ata duhet t’i ndërrojnë targat – mirëpo juridikisht nuk ka”.

    “Çështja e gjobitjes është prapë këtu në aspektin legal pasi unë nuk e di pasi vendimi që ka dërguar qeveria është konfuz pasi ka disa pika që edhe polici që është në terren e ka të vështirë ta implementojë”.

    “Pas qortimeve parashihen gjobat dikur kah janari, mirëpo nuk parashihet konfiskimi e veprimet tjera” tha Qalaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark