Pikërisht në ditën kur do të mbushte 16 vjeç, Chiara Piccarreta ka vdekur. Një javë pas një aksidenti tragjik që bëri bujë në Itali, e mitura ka vdekur pas plagëve të marra në një aksident që ka ndodhur në një autostradë.
E mitura është bija e një polici karabinier të Italisë që shërbente në Kosovë. Andrew Piccarreta që më herët ka qenë edhe futbollist dhe trajner i Porto Corallo,Muravera dhe San Vito, ishte duke shërbyer në mision në Kosovë.
Kjo ka bërë bujë në mediat italiane pasi vdekja e vajzës është bërë një nga aksidentet më të komentuara pasi vetura në të cilën gjendej e mitura ra nga një urë e lartë teksa vetura drejtohej nga miku i saj 20 vjeçar./Insajderi.com