×
  • Sport
  • Sport

    Ish-futbollisti shqiptar i Arsenalit “rilindë” në Holandë

    Insajderi
    04 March 2016 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bunjaku konsiderohej si ylli i ri shqiptarë në Evropë, gjatë kohës kur luante tek të rinjtë e Arsenalit, madje talentin e ri kosovar e krahasonin me asokohe mesfushorin francez të Arsenalit, Abou Diabyn.

    Bunjaku luante si mesfushor dhe dallohej në ekipet u-17 dhe u-19 të topcinjve derisa vendosi të largohej me destinacion Sevillan, përkatsisht skuadrën B të klubit spanjoll.

    bunja

    Ai asnjëherë nuk arriti të linte gjurmë në Spanjë dhe të fitonte një vend në skuadrën e njohur nga Andaluzia. Më pas pati aventura tek Slavia e Pragës, Derby County derisa përfundoi në Holandë.

    Dhe duket se pikërisht në shtëtin e ‘tulipnëve’ ka rilindur si futbollist, pasi ka shënuar tre gola në 6 ndeshje me Dordrecht-in.

    Bunjaku ka qenë pjesë e përfaqësuesës kosovare, pasi është grumbulluar disa herë nga trajneri i përfaqësueses Albert Bunjaku, i cili kishte parë talent tek djaloshi prishtinas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark