Ish-kandidati për president të Austrisë: Kosova është Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidati për president të Austrisë: Kosova është Serbi

    Insajderi
    30 May 2016 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer, i cili njihet për qëndrime kundër Kosovës, ka thënë të hënën se Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë.

    Hofer që ishte afër të bëhej president i Austrisë, ka thënë se veprimet e njëanshme sa i përket statusit të Kosovës komplikojnë pajtimin dhe dialogun.

    Këto komente ai ka bërë në një intervistë për gazetën serbe Kurir.

    “Sipas të drejtës ndërkombëtare , Kosova është një pjesë integrale e Republikës së Serbisë. Veprimet e njëanshme, sa i përket statusit të krahinës serbe, e komplikojnë procesin e pajtimit dhe dialogun e vërtetë. Rrjedhimisht, ato pengojnë një jetë të qetë dhe të begatë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Hofer.

    Ai gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e Dejtonit që sipas tij konfirmon legjitimitetin dhe ligjshmërinë e ekzistencës së Republikës së serbe.

    Hofer ishte  kandidat për President  të Austrisë në zgjedhjet e 2016 . Ai mori një shumicë të votave në raundin e parë dhe humbi në balotazh me Alexander Van der Bellen më 22 maj.

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark