19:27 - 09 Shkurt 2016

Shteti Islamik në Libi është bërë një kërcënim për të gjithë Evropën dhe ndërhyrja ushtarake e Evropës tani mund të jetë e nevojshme, por vetëm për aq kohë sa libianët ta formojnë një qeveri kombëtare koherente, ka paralajmëruar Sir Peter Rickkets, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të qeverisë së David Cameronit.

Ricketts, i cili sapo ka përfunduar misionin si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Francë, tha se ka pak gjasa që forcat luftarake të Britanisë do të përdoren, dhe tha se sulmet ajrore mbi ISIS, duhet të ndodhin.

Fuqitë perëndimore kanë konsideruar çfarëdo intervenimi ushtarak, siç ishte trajnimi i forcave të libiane të sigurisë, mund të parandalojë ISIS-in të fitojë pasuri nga burimet e naftës në Libi.

Duke folur për Radio BBC 4, Ricketts e përshkroi Libinë si një vend pa qeveri momentalisht. “Ky është një kërcënim për të gjithë ne në Evropë, sepse ISIS-i është duke u futur edhe më shumë në Siri dhe  ne duhet të bëjmë çmos që t’i ndalojmë ata dhe të prodhojmë stabilitet në Libi”, tha Ricketts për BBC-në.

Në shtetin e afrikano-veriorë nuk ka stabilitet që prej vdekjes së diktatorit famëkeq Muamar Gadaffit, i cili edhe ashtu nuk shquhej për demokraci.