×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ish-këshilltari i Kurtit: Këta luftëtarët e UÇK-së kanë qenë të zhytur në krim me Listën Srpska

    Insajderi
    18 July 2023 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, ka thënë se e ka dëgjuar vetëm pjesën e parë të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Gashi tha se po kërkon përgjimin e plotë pa interpretim.

    Më tutje, ai ka vazhduar duke pyetur se në cilat elemente është cenuar siguria kombëtare.

    Por për sa i përket Listës Serbe, Gashi tha në Pressing të T7 se atë e kanë krijuar qeveritë e kaluara, siç e cilëson ai ”regjimi i vjetër“.

    Por për sa i përket Listës Serbe, Gashi tha se atë e kanë krijuar qeveritë e kaluara, siç e cilëson ai ”regjimi i vjetër“.

    Madje ka shtuar se disa ish-luftëtarë të UÇK-së kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kanë qenë të ”zhytur në krim“ me ta.

    ”Që u cenu aty siguria kombëtare,,,, që u fol aty për luftëtarët e UÇK-së, e papranueshme si ajo paska fol për ish-luftëtaret e UÇK-së me kriminel si Radojçiqi e me deputetë. Është e rëndësishme me thënë që Listën Serbe e kanë kriju regjimi i kalun dhe regjimi i kalun ka bashkëpunu me Listën Serbe. Është e rëndësishme me potencu që këta luftëtaret e UÇK-së kanë bashkëpunu me ta sa kanë mujt e kanë qenë zhytur krim me ta për tërë dekadën që e kemi lërë pas”, ka thënë Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark