Sulmet kibernetike janë të shpeshta sidomos në mesin e fytyrave publike.
Një nga targetet e fundit të këtyre sulmeve ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sara Malaj.
Asaj i është hakuar llogaria në Instagram, ku është shpallur e vdekur dhe tani ekziston vetëm si një llogari përkujtimore.
Nuk është e ditur nëse ajo po ndërmerr hapa në rikthimin e llogarisë së saj, mirëpo për momentin ajo ka një llogari të re rezervë në Instagram.