Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, dyshohet për vrasjen e ish-gruas - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, dyshohet për vrasjen e ish-gruas

    Insajderi
    02 May 2021 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisioni i dashurisë “Për’puthen”, pas popullaritetit që ka marrë me sezonin e dytë, para disa muajsh ka vendosur që të krijojë edhe një format të ri me konkurrentë mbi moshën 40-vjeçare.

    Një ndër konkurrentët e formatit “40+” ishte edhe Naumi, i cili së fundmi ka tërhequr vëmendjen pas sherrit me konkurrenten Lindita, të cilën e ofendoi me fjalë banale.

    Me vendim të produksionit, ai u përjashtua nga programi, pasi që asnjëra nga konkurrentet nuk ka dëshiruar të dalë më me të.

    Burime të medias në Shqipëri, “Kryefjala”, kanë zbuluar se Naumin e shoqëron një hije dyshimi nga martesa e parë.

    Ish-bashkëshortja e tij është zhdukur prej dy vitesh në Gjermani dhe njerëzit pranë tij dyshojnë se është vrarë nga Naumi, duke u nisur nga konfliktet e ndarjes që kanë pasur.

    Gjatë asaj kohe, sipas burimeve të të njëjtës media, Naumi ishte shprehur se nuk e di ku është ish-bashkëshortja pasi ajo thjesht u largua nga shtëpia.

    “Ish-konkurrenti i “Për’puthen 40+” ka qenë personi i fundit që ka folur dhe ka takuar ish-bashkëshorten, kjo është arsyeja që dyshohet për vrasje, ndonëse nuk ka ende prova për një akuzë kundër tij”, shkruan Kryefjala.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark