Pasi lidhja e Teas dhe Beartit u bë publike, ish-konkurrenti i Për’puthen, Erjon Geca ka bërë një deklaratë të fortë. Ai e ka akuzuar Tean për 3 lidhje gjatë emisionit, me Beartin, Andin dhe Arbrin.
Geca është i bindur se Tea fillimisht ishte lidhur me Arbër Aruqin, i cili së fundi la emisionin.
“Lindin disa pyetje, pse nusja jonë mbajti 3 lidhje gjatë emisionit, njërin sekret, tjetrin për publik dhe tjetrin gjasme seriozisht?” shkruan ai në Instastory.