Ish konkurrenti i Për’puthen tregon të vërtetën: Bearti dhe Tea shantazhoheshin nga produksioni - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish konkurrenti i Për’puthen tregon të vërtetën: Bearti dhe Tea shantazhoheshin nga produksioni

    Insajderi
    02 February 2021 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka disa ditë që lidhja mes Teas dhe Beartit jashtë programit po merr vëmendje të madhe nga publiku shqiptar.

    E gjithë kjo erdhi papritur, pasi ishin Andi dhe Tea dyshja të cilët dolën si të përputhur nga programi, duke dashur të vazhdojnë njohjen jashtë emisionit.

    Ditëve në fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe romantike të Teas e Beartit duke treguar publikisht që ata kanë qenë në një lidhje dashurie, por që kanë qenë të shantazhuar nga produksioni për të vazhduar lojën duke mashtruar një publik të tërë.

    Në puntatën e mbrëmshme është diskutuar për kontratën e produksionit në të cilin Bora tregojë se askush nuk shantazhohet dhe nuk detyrohen që të bëjnë gjëra që nuk duan, thjeshtë duhet ti përmbahen rregullave si në çdo emision.

    Tani ish konkurrenti Erjon Geca ka vendosur të trazojë ujërat përsëri duke thënë që është dëshmitar se si shantazhoheshin nga produksioni.

    Ai deklaroj se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes mes Teas dhe Beartit dhe se përmes kontratës dhe shantazhit i ka detyruar personat e përfshirë në këtë histori, që të mos thonë të vërtetën.

    “Mos thoni më se produksioni s’ka qenë në dijeni se ju betohem ua hodha bisedën telefonike, që produksioni u vu në dijeni dhe vazhduat t’i mbanit edhe pse e dinit të vërtetën që ishte jashtë studios. Ja ta them unë pse nuk i la të lidheshin bashkë. Donte t’i mbante peng deri në fund, për arsye audience, pasi pa se çiftin e donte publiku dhe po merrte shumë klikime emisioni. Problemi i produksionit ishte t’i mbante këta me shantazh, me atë dreq kontrate, që të rrinin deri në fund, që të arrihej misioni fake, që ju detyruat të bëhej ashtu. Sepse me këtë çift të detyruar që bëtë, produksioni lëpinte buzët duke numëruar klikimet. TURP për këtë që po bëni, lërini të lirë të krijohen vetë çiftet e jo t’i detyroni ju për klikime.

    Ekziston një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios duke vërtetuar me foto këto gjëra dhe produksioni lutet që të mos të dalin ato foto, sepse i interesonte t’i mbante në studio për efekt audience dhe jo t’i linte të lirë dhe thotë mos hidh gjë se deri në janar do i mbaj, pastaj do dalin çift. Dhe këtë bisedë telefonike e posedoj unë, por duke qenë se është konkurrent më duhet të marr okay nga personazhi që ta hedh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, se s’dua të bëj pabesi ndaj tij, por nëse ndodh që mashtrimet vazhdojnë, atëherë do e nxjerr pa menduar fare më gjatë. DURIM dhe do dëgjoni të vërteta që vetë produksioni i pranon dhe i thotë”, shkruan ai në Insta story.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark