Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it flet për vizat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it flet për vizat

    Insajderi
    19 July 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Në një postim në Twitter, Simmons ka shkruar se kosovarët janë lodhur nga premtimet e pafundme dhe se fjalët nuk mjaftojnë më.

    Sipas tij, vetëm një veprim konkret për heqjen e vizave do ta rivendoste besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

    “Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do të rivendosë besueshmërinë. Fjalët nuk mjaftojnë më”, ka shkruar Simmons.

    Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Simmons bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në Samitin e BE-së që u mbajt në qershor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark