Ish-kryetari i Junikut bëhet me profesion të ri, ja se me çfarë ka zgjedhur të merret – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Junikut bëhet me profesion të ri, ja se me çfarë ka zgjedhur të merret

    Insajderi
    04 May 2022 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi pas aktivitetit të tij 20 vjeçar në politikë, si kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës në këtë komunë, ka lënë politikën dhe i është kthyer profesionit të tij të juristit.

    Kuçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka nisur rrugëtimin profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve.

    Njoftimi i plotë i Agron Kuçit:

    Të dashur miq !

    Pas një pune mbi 20 vjeçare në  detyra të ndryshme shtetërore në institucione të Republikës së Kosovës, kam nisur rrugëtimin tim profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve !

    Për mua ka qenë përgjegjësi, nderë dhe privilegj të kem qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve të rëndësishme në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të insitutcioneve të Republikës së Kosovës.

    Andaj, detyrën e Avokatit, si devocion profesional në drejtësi i bazuar në parimet dhe vlerat e përgjegjësisë institucionale, etike dhe qytetare, do të vazhdoj ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Njëherit Ju njoftoj se zyra ime gjendet në Gjakovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark