Ish-kunata e Afërdita Dreshajt me pretendime tronditëse për ish-burrin: Më ka dërguar në spital për të më larguar nga fëmijët - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-kunata e Afërdita Dreshajt me pretendime tronditëse për ish-burrin: Më ka dërguar në spital për të më larguar nga fëmijët

    Insajderi
    24 May 2025 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stephanie, kunata e Afërdita Dreshajt, ka folur për herë të parë për kalvarin që ka përjetuar në jetën e saj personale.

    Në një rrëfim ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj, Arbri, me të cilin ka dy fëmijë, e ka dërguar dy herë në spital psikiatrik duke e shpallur si “të sëmurë”, për ta larguar nga jeta e fëmijëve.

    Stephanie, e cila është në një proces divorci me Arbrin, mes lotësh, thekson se ka një vit pa i takuar fëmijët e saj.

    Ajo thekson se gjatë kohës që Arbri i ka pasur fëmijët nën kujdes, ai ka ndikuar negativisht tek djali i tyre, aq sa një ditë i tha nënës së tij fjalët tronditëse: “Mami, vdis.”

    E papunë, pa mbështetje financiare, ajo pretendon se është përballur me padrejtësi të shumta jo vetëm nga ai, por edhe nga familja Dreshaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark