Ish-ministrja ankohet se ka persona që paguhen pa shkuar në punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-ministrja ankohet se ka persona që paguhen pa shkuar në punë

    Insajderi
    18 October 2021 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike të hënën ka shqyrtuar Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2020

    Të ftuar në këtë komision ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca.

    Spanca para deputetëve prezantoi raportin e auditimit duke theksuar rëndësinë e këtij raporti dhe konkluzionet e nxjerra.

    “Fokusi jonë kryesor ka qenë transparenca dhe kontrolli i zbatimit të rekomandimeve në kuadër të këtij raporti. Konkluzioni jonë është se po bëhen përmasime në llogaritë financiare”.

    “Mund të them që gjendja më e rënduar e raportimit financiar vazhdon të jetë te ndërmarrjet publike. Raporti i prezantuar sot është raporti i prezantuar nga Qeveria për vitin 2020 që përmban 90 raporte dhe 12 auditime publike dhe 11 auditime të performancës”, tha Spanca.

    Tutje Spanca tha se tashmë kanë nisur planin e veprimit për raportin e auditimit nga Qeveria.

    “Tashmë kemi pranuar planin e veprimit për raportin e auditimit nga Qeveria për vitin 2020 dhe presim që të nisim punën”.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati gjatë këtij komisioni tha se

    “Ministria e Financave ka përgatitur planin e 38 rekomandimeve që kanë të bëjnë me llogaridhënien dhe transparencës”, tha Murati.

    Kryetarja e këtij Komisioni Hykmete Bajrami adresoi disa nga problemet që ka parë në raport e cila theksoi se është dashur që kjo ministri të kompensojë 44 milionë euro, shkruan EO.

    “Është dashur që të kompensohen 44 milionë euro, por që ndoshta kjo e zbut pak sepse ka ndikuar edhe situata pandemike”.

    “Ne si Komision kemi vendosur që pas shqyrtimit të këtij raporti të merremi me të gjitha organizatat buxhetore”.

    Drejtori i Thesarit të shtetit, Ahmet Ismaili, u përgjigj në pyetjen e Bajrami lidhur me pasqyrat financiare, duke theksuar se ka nevojë për rishikim.

    “Nuk pranojmë që sistemet paralele të keqpërdoren, por edhe të hyrat e pasqyrave financiare kanë nevojë për rishikim. Ne kemi vënë në theks se ky numër nuk duhet të jetë por që pasqyrat financiare e japin një gjë të tillë”.

    Deputetii VV-së Eman Rrahmani pyeti ministrin rreth problemeve që organizatat buxhetore kanë në sistemin elektronik E-pasuria, për të bërë deklarimin e pasurisë.

    Ai poashtu pyeti se sa është vlera e huamarrjeve që Kosova ka paguar pa shfrytëzuar asgjë nga huamarrja.

    “Deklarimet në sistemin E-pasuria një ndër raportimet është se ky sistem lëshohet vetëm për pesë ose gjashtë ditë ku organizatat buxhetore e kanë problem për me i raportuar pasuritë. Poashtu dua të pyes ministrin tek financimi apo huamarrja a keni arritur me nxjerr që sa është vlera që Kosova ka pagu pa e shfrytëzuar as edhe një cent nga huamarrjet”.

    Ministri Murati tha se nuk ka një shifër të saktë të tarifave, por që përafrohet në 2 deri në 3 milionë euro, tarifa që janë dhënë në dispozicion dhe nuk janë shfrytëzuar.

    “Sa i përket tarifave që kanë paguar nuk e kam këtë të dhënë, por nëse është për pesë vitet e fundit mund të përafrohet tek 2-3 milionëshi pra bëhet fjalë për tarifat e zotimit që janë dhënë në dispozicion dhe nuk janë shfrytëzuar.

    Deputetja Bajrami pyeti poashtu ministrin se çfarë është punuar për tarifat dhe shpronësimet e rrugës Kiev-Sahaq, raporton EO.

    “Sa i përket projektit të rrugës Kiev-Sahaq e dimë që ka keqpërdorime të shpronësimit dhe jemi duke e rishikuar edhe këtë”, u përgjigj ministri Murati.

    Drejtori i Thesarit lidhur me problemet në sistemin E-pasuria tha se ka dijeni që ka probleme.

    Ish-ministrja Bajrami ka pyetur drejtorin se a është në dijeni që ka persona që nuk janë duke punuar por janë duke u paguar.

    Me këtë rast drejtori i Thesarit tha se do që të përfshihet aspak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark