Gjykata e Turqisë ka dënuar ish misin e Turqisë Merve Buyuksarac me 14 muaj burg me kusht për shkak të fyerjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Këtë fyerje ajo e kishte bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gjykata erdhi në përfundim se manekinia 27 vjeçare është fajtorë për fyerje ndaj të parit të vendit dhe nëse e përsërit sjelljen e tij ajo do të duhet ta mbajë dënimin, njofton Asociated Press.
Buyuksarac, cila në vitin 2006 është zgjedhur miss Turqia ka qëndruar shkurt në burg pasi që në Instagramin e saj ka publikuar një këngë satirike për të cilën gjyqtarët kanë vlerësuar se ka lënduar Erdoganin, i cili në atë ka qenë kryeministër i Turqisë.
Erdogan njihet si ndëshkues i atyre që nuk e respektojnë autoritetin e tij. Sot është raportuar në mediet turke se shteti turk e ka shpallur organizatë terroriste, organizatën e udhëhequr nga politikani turk, dikur miku i tij, Fetullah Gulen. /Insajderi.com