Insajderi
Lajme

Ish-pjesëtar i UÇK’së- Kush është dëshmitari i radhës që po intervistohet në seancë të mbyllur nga Specialja?

Insajderi
16 September 2024 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-pjesëtar i UÇK’së- Kush është dëshmitari i radhës që po intervistohet në seancë të mbyllur nga Specialja?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë po interviston dëshmitarin e radhës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Prokurori i rastit, Matthew Howling, ka prezantuar dëshmitarin i cili po intervistohet në seancë të mbyllur, shkruan Insajderi.

Howling para intervistimit ka thënë se dëshmitari është ish pjesëtar i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut.

“Dëshmitari i radhës është një ish-anëtar i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut. Ai do të japë dëshmi lidhur me veprimtaritë gjatë luftës dhe strukturës së komandës në këtë brigadë”, ka deklaruar ai.

Seanca po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun, teksa dëshmitari po intervistohet nga Prokuroria në Hagë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark