Ish-presidenti afgan thotë se ShBA qëndron pas terroristëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-presidenti afgan thotë se ShBA qëndron pas terroristëve

    Insajderi
    30 May 2017 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se prania e organizatës terroriste DEASH në vendin e tij është projekt i ShBA-së.

    Karzai pretendon se të gjithë anëtarët e DEASH-it që kryen akte terroriste në Afganistan janë sjellë nga jashtë vendit për disa objektiva dhe se organizata terroriste mbështetet nga SjBA-ja.

    Duke mbrojtur idenë e tij se ShBA-ja nuk dëshiron përfundimin e aktiviteteve terroriste në Afganistan, dhe duke iu referuar forcave amerikane që ndodhen në vend që prej vitit 2002 me qëllim luftën kundër terrorizmit, Karzai tha se “sikur situata të mos ishte e tillë, nuk do të rritej çdo ditë e më shumë kërcënimi nga terrorizmi pavarësisht se ShBA-ja është e pranishme këtu”.

    Karzai ka shtuar më tej se ShBA-ja përkundër pranisë ofrojnë mbështetje për forcimin e DEASH-it në Afganistan.

    Pasi ka theksuar se qëllimi themelor i DEASH-it nuk është Afganistani, por destabilizimi i vendeve të rajonit duke përdorur territorin e Afganistanit, Karzai ka shtuar se organizata terroriste në rajonet ku është efektive persekuton, masakron popullatën dhe përpiqet të eliminojë traditat afgane, raporton Anadolu Agency.

    Ndër të tjera Karzai ka deklaruar se Rusia dhe Irani janë të shqetësuar për praninë e ShBA-së në Afganistan dhe më tej ka bërë vlerësimin se “edhe Rusia ashtu si ShBA-ja, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera mund të jenë në kontakt me talebanët”.

    “ShBA-ja nga ne ka kërkuar bazë të përhershme ushtarake, dhe në këmbim premtuan dy gjëra. Së pari do të mbronin Afganistanin nga kërcënimet e jashtme si Pakistani. Dhe së dyti do të eliminonin problemet e sigurisë së brendshme të Afganistanit dhe do të zhvillonin ekonominë e vendit”, ka thënë Karzai.

    “Por pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë nuk zbatuan asnjërën nga fjalët e premtuara. Përkundrazi sulmet e Pakistanit u rritën edhe më shumë kundrejt territoreve të Afganistanit. ShBA-ja nuk ka mundur të mbajnë premtimet e dhëna ndaj nesh dhe këtu kanë dështuar”, tha shtuar Hamid Karzai.

    Ai ka thënë se talebanët kohët e fundit po forcohen dhe se disa forca të huaja kanë luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e organizatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark