Ish-presidenti i Kosovës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Hashim Thaçi nuk e ka shpallur pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, ai vetëm e ka lexuar deklaratën e Kuvendit të Kosovës.
“Unë e kam thanë edhe e them edhe tash, Kryeministri nuk e ka bërë shpalljen, ka lexuar e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe të gjithë njerëzit që duan të shkruajnë historinë reale të vendit,” ka thënë Sejdiu në një intervistë në RTV 21.
Për më tepër, Sejdiu ka thënë se kjo e drejtë i ka takuar kryetarit të kuvendit.
“I ka takuar do të thoja në esencë Kryetarit të Kuvendit që ta bëjë, sepse janë përfaqësuesit e popullit, fundja ne edhe këtë formulë e kemi gjetë”, ka shtuar ai./Insajderi